Sot nis verifikimi i votave me postë

Sot do fillojë procesi i vlerësimit të pakove me fletëvotime nga votimi me postë jashtë Kosovës. Kjo është bërë e ditur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Sipas njoftimit ky proces do të nisë nga ora 17:00 “Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) do të fillojë procesi i vlerësimit të pakove me fletëvotime nga votimi…

Lajme

09/06/2026 11:09

Sot do fillojë procesi i vlerësimit të pakove me fletëvotime nga votimi me postë jashtë Kosovës.

Kjo është bërë e ditur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Sipas njoftimit ky proces do të nisë nga ora 17:00

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) do të fillojë procesi i vlerësimit të pakove me fletëvotime nga votimi me postë jashtë Kosovës, të cilat deri më tani janë tërhequr dhe sjellë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.