Sot nis “Java e Shkencës”, 300 studiues do të prezantojnë punimet e tyre
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), do të bëjë sot hapjen e Javës së Shkencës, e cila do të vazhdojë për katër ditë rresht.

Lajme
Hapjen do ta bëjë ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami.
Seanca plenare dhe seancat tematike të ditës së parë do të mbahen në Kompleksin Qeveritar (ndërtesa e ish Rilindjes), ndërsa seancat tematike të ditëve tjera do të mbahen në Fakultetin e Edukimit.
Gjatë katër ditëve sa do të zgjasë “Java e Shkencës” do të prezantojnë punimet e tyre rreth 300 studiues.
Ceremonia e hapjes së Javës së Shkencës mbahet sot në orën 10:00.