Sot nis “DokuFest”

Risi këtë vit do të jetë kinemaja mobile, e cila do të udhëtojë në disa lagje më të skajshme të Prizrenit, për ta sjellë festivalin në çdo pjesë të Prizrenit.

ShowBiz

02/08/2019 07:41

Prej sot e deri më 10 gusht mbahet edicioni i 18-të i festivalit të filmit “DokuFest”, ndërsa tematika e këtij edicioni është zgjedhur të jeta e vërteta.

Para publikut janë zgjedhur të shfaqen 282 filma, si dhe muzikë e panele të ndryshme ku do të trajtohen tema që kryesisht synojnë fuqizimin e të rinjve në tregun e punës.

Drejtoresha e festivalit “DokuFest”, Nita Deda tha se këtë vit ky festival do të ketë një program të larmishëm duke përfshirë ekspozita, muzikë dhe filma për të gjitha kategoritë.

Drejtori artistik i “DokuFest”, Veton Nurkollari, tha se nga 2500 filma garues janë përzgjedhur 16 sish që do të garojnë në gjashtë kategori.