Sot mot me diell në Kosovë, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se sot në vend do të mbajë mot kryesisht me diell, me vranësira të pakta lokale. Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 14 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë ndërmjet 22 dhe 25 gradë, transmeton lajmi.net. Gjatë ditës do…

Lajme

04/07/2026 08:04

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se sot në vend do të mbajë mot kryesisht me diell, me vranësira të pakta lokale.

Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 14 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë ndërmjet 22 dhe 25 gradë, transmeton lajmi.net.

Gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu dhe veriperëndimi.

Sipas IHMK-së, kushtet atmosferike do të jenë të favorshme, duke krijuar mot të këndshëm dhe të përshtatshëm për aktivitete në ambiente të hapura në pjesën më të madhe të Kosovës./lajmi.net/