Sot mbyllet segmenti i dytë i rrugës nga Rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit, do të jetë i mbyllur deri të enjten
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se në kuadër të punimeve infrastrukturore që po realizohen nga Drejtoria e Investimeve Kapitale, do të mbyllet përkohësisht segmenti i dytë i rrugës “Fehmi Lladrovci”, nga Rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit. Mbyllja do të jetë në fuqi nga 13.07.2026, ora 20:00, deri më 16.07.2026, ora 20:00. “Gjatë…
Lajme
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se në kuadër të punimeve infrastrukturore që po realizohen nga Drejtoria e Investimeve Kapitale, do të mbyllet përkohësisht segmenti i dytë i rrugës “Fehmi Lladrovci”, nga Rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit.
Mbyllja do të jetë në fuqi nga 13.07.2026, ora 20:00, deri më 16.07.2026, ora 20:00.
“Gjatë kësaj periudhe, qytetarët luten të shfrytëzojnë rrugët alternative:
Rruga “Arbnor dhe Astrit Dehari” – Rruga B – dalje në rrugën “Agim Ramadani”.
Rruga “Mark Dizdari”, në drejtim të Fontanës – dalje në rrugën “Agim Ramadani”.
Lëvizja e këmbësorëve do të mbetet e mundësuar, ndërsa trafiku do të menaxhohet me sinjalizim dhe personel në terren”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: