Sot mbyllen përkohësisht disa segmente të autostradave, “Arbën Xhaferi” dhe “Ibrahim Rugova”
Sot (e shtunë) do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjete në dy autostradat “Arbën Xhaferi” dhe “Ibrahim Rugova”, për shkak të garave çiklistike të organizuara nga Federata e Çiklizmit e Kosovës. Përmes një njoftimi, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se garat e vlefshme për Kampionatin e Kosovës do të bëjnë…

Lajme
Sot (e shtunë) do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjete në dy autostradat “Arbën Xhaferi” dhe “Ibrahim Rugova”, për shkak të garave çiklistike të organizuara nga Federata e Çiklizmit e Kosovës.
Përmes një njoftimi, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se garat e vlefshme për Kampionatin e Kosovës do të bëjnë që përkohësisht të ndalohet qarkullimi në këto segmente të autostradave:
Më 21 qershor – nga ora 09:00-16:00 në ditën e dytë të garës do të mbyllet përkohësisht autostrada “Arbën Xhaferi” nga hyrje/dalja Bibaj – Babush – Lipjan – Prishtinë (Uglar) – Bresje – rruga nacionale N9 deri në Gjergjicë, si dhe autostrada “Ibrahim Rugova” në segmentin – Malishevë-Duhël dhe anasjelltas.