Sot mbahet seanca për caktimin e paraburgimit ndaj dy të arrestuarve në rastin e “Grupit të Intelektualëve të Mitrovicës”
Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë do të mbajë sot, në orën 13:00, seancën dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë ndaj dy personave të arrestuar në rastin e njohur si “Grupi i Intelektualëve të Mitrovicës”. Seanca mbahet pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Prokuroria Speciale ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj dy të…
Lajme
Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë do të mbajë sot, në orën 13:00, seancën dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë ndaj dy personave të arrestuar në rastin e njohur si “Grupi i Intelektualëve të Mitrovicës”.
Seanca mbahet pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Prokuroria Speciale ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj dy të arrestuarve për këtë rast. /Lajmi.net/