Sot mbahet provimi i matematikës për maturën shtetërore
Sot, plot 45 mijë maturantë do t’i nënshtrohen provimit të detyrueshëm të matematikës që do të zhvillohet në 212 qendra.
Lajme
Testi është i bazuar në programimin e zhvilluar gjatë tre viteve në shkollë.
Nxënësit duhet të marrin 10 pikë, pra 20% të pikëve për të qenë kalues.
Ata duhet të vijnë me mjete identifikimi dhe nuk duhet të kenë telefona me vete.
Ky është një urdhër i formës së prerë.
Në rast se ata do të kenë një aparat telefoni me vete, do të përjashtohen.
Gjithashtu kjo vlen edhe për mësuesit dhe administruesit e Maturës Shtetërore, të cilët as ata nuk mos duhet të kenë me vete telefona dhe prindërit duhet të qëndrojnë larg ambienteve ku do të zhvillohen provimet. /gazetablic/