Sot mbahet gara për Çmimin e Madh të Azerbajxhanit
Sot do të mbahet gara në Formula 1 për Çmimin e Madh të Azerbajxhanit.

Sport
Në Baku të Azerbajxhanit do të zhvillohet gara e radhës në Formula 1.
Pritet të zhvillohet një garë e ngushtë, pasi ashtu ndodhi në ato kualifikuese.
Ferrari dhe Red Bull krijuan një garë tejet interesante.
Nga pozita e parë do të fillojë Leclerc, pasi përfundoi i pari në ndeshjet kualifikuese.
Pas tij do të jenë pilotët e Red Bullit, me Sergio Perez dhe Max Verstappen, ndërsa Carlos Sainz do garojë nga pozita e katërt.
Lewis Hamilton ka përfunduar në vendin e gjashtë, andaj nga aty do të fillojë sot.
Gara për Çmimin e Madh të Azerbejxhanit zhvillohet sot me fillim nga ora 13:00./Lajmi.net/