Sot luhet finalja e Superkupës së Evropës, Liverpool përballet me Chelsea

Garat evropiane rikthehen edhe një herë në qendër të vëmendjes, me Liverpool dhe Chelsean që takohen në finale të Superkupës së Evropës.

Sport

14/08/2019 08:52

Me fillim nga ora 21:00, në stadiumin e Besiktas, Liverpool dhe Chelsea do të përballen për finalen e Superkupës së Evropës, shkruan lajmi.net.

Liverpool për këtë finale nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e portierit Alisson Becker, të lënduar në ndeshjen hapëse të Premierligës.

Në anën tjetër, me dyshime të mëdha është edhe N’Golo Kante, që trajneri Frank Lampard la dyshime nëse do të mund të paraqitet.

Liverpool ka fituar tri herë Superkupën e Evropës, ndërsa Chelsea një herë./Lajmi.net/