Sot luhet derbi Drita – Prishtina, në orarin e njëjtë edhe Ferizaj – Malisheva

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon sot me dy ndeshje të tjera. Në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll, sot luhen edhe dy ndeshje të tjera, përfshirë derbin mes Dritës e Prishtinës, shkruan lajmi.net. Liderët e Superligës, Drita, në rolin e nikoqirit, presin skuadrën nga kryeqyteti, Prishtinën. Drita vjen në këtë takim me një…

Sport

19/10/2022 08:39

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon sot me dy ndeshje të tjera.

Në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll, sot luhen edhe dy ndeshje të tjera, përfshirë derbin mes Dritës e Prishtinës, shkruan lajmi.net.

Liderët e Superligës, Drita, në rolin e nikoqirit, presin skuadrën nga kryeqyteti, Prishtinën.

Drita vjen në këtë takim me një formë dukshëm më të mirë sesa Prishtina.

Ndeshja mes ‘Intelektualëve’ dhe ‘Plisave’ bardhekaltër luhet me fillim nga ora 13:00.

Në të njëjtin orar luhet edhe ndeshja mes Ferizaj dhe Malishevës. /Lajmi.net/