Sot luhen tri ndeshje në Superligë, vëmendja në Prishtinë

Sot do të zhvillohen tri ndeshjet e mbetura në kuadër të javës 31 në Superligën e Kosovës. Vëmendja kryesore është në ‘Fadil Vokrri;, aty ku Prishtina pret Llapin, shkruan lajmi.net. Në ndeshjen tjetër Ballkani shkon në Klinë te Dukagjini. Suharekasve luajnë për fitore në mënyrë që të rikthehen në vendin e parë në tabelë. Ndërkohë,…

Sport

30/04/2023 08:49

Sot do të zhvillohen tri ndeshjet e mbetura në kuadër të javës 31 në Superligën e Kosovës.

Vëmendja kryesore është në ‘Fadil Vokrri;, aty ku Prishtina pret Llapin, shkruan lajmi.net.

Në ndeshjen tjetër Ballkani shkon në Klinë te Dukagjini. Suharekasve luajnë për fitore në mënyrë që të rikthehen në vendin e parë në tabelë.

Ndërkohë, Trepça ’89 në rrezik të bie nga Superliga e pret Gjilanin.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen me fillim nga ora 15:00./Lajmi.net/