Sot katër vjet nga vdekja e ish-basketbollistit të Kosovës, Gazmend Sinani
Sot shënohet katër vjetori i vdekjes së Gazmend Sinanit, ish-basketbollist kosovar.

Sport
Lojtari që mbulonte pozitën e qendrës, Gazmend Sinani do të humbte jetën katër vite më parë, në një aksident trafiku, përcjell lajmi.net.
Që nga vdekja e Gazit, kombëtarja e Kosovës ka pensionuar fanellën me numrin 15.
Gazmend Sinani kishte një karrierë që e pa aktiv edhe në Turqi e Britani të Madhe.
Në Kosovë, ai luajti me skuadrën e Prishtinës, Bashkimt e Rahovecit. /Lajmi.net/