Sot je, nesër s’je

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola ka pranuar se objektivi i Manchester Unitedit, Toni Kroos mund të largohet nga klubi në ditët e mbetura të afatit kalimtar të janarit. Mesfushori gjerman reagoi ashpër pasi u zëvendësua gjatë fitores dramatike të gjigantit bavarez ndaj Stuttgartit 2:1 të mërkurën, duke shtuar spekulimet rreth largimit të tij nga…

Sport

30/01/2014 12:50

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola ka pranuar se objektivi i Manchester Unitedit, Toni Kroos mund të largohet nga klubi në ditët e mbetura të afatit kalimtar të janarit.

Mesfushori gjerman reagoi ashpër pasi u zëvendësua gjatë fitores dramatike të gjigantit bavarez ndaj Stuttgartit 2:1 të mërkurën, duke shtuar spekulimet rreth largimit të tij nga Allianz Arena.

Menaxheri i Manchester Unitedit, David Moyes është i gatshëm të ofrojë 25 milionë funte për yllin gjerman, dhe Guardiola ka pranuar se Kroos nuk e ka të sigurt qëndrimin në Bayern Munich.

“Kroos është futbollist i rëndësishëm dhe mund të avancohet ende në futboll. Sot këtu, nesër diku tjetër”, u shpreh Guardiola rreth mundësisë së largimit të Kroosit nga Bayern Munich.