Sot iu ngrit aktakuza për shkak se kanosi Kurtin, Klinaku e bën edhe një postim për të, e quan “Albin Serbia”
Sot iu ngrit aktakuza për shkak se e kanosi Albin Kurti, Faton Klinaku nga OVL-UÇK, ka reaguar përsëri ndaj tij duke e quajtur ‘Albin Serbia’. Ai ndaj situatës së krijuar në transmetuesin publik RTK, e akuzoi kryeministrin Albin Kurti për gjendjen e rëndë financiare të institucionit. Klinaku përdor një gjuhë ironike dhe të ashpër ndaj…

Lajme
Sot iu ngrit aktakuza për shkak se e kanosi Albin Kurti, Faton Klinaku nga OVL-UÇK, ka reaguar përsëri ndaj tij duke e quajtur ‘Albin Serbia’.
Ai ndaj situatës së krijuar në transmetuesin publik RTK, e akuzoi kryeministrin Albin Kurti për gjendjen e rëndë financiare të institucionit.
Klinaku përdor një gjuhë ironike dhe të ashpër ndaj votuesve të Kurtit, duke sugjeruar se përkrahja e vazhdueshme ndaj tij po e fundos më tej vendin.
“Transmetuesin publik (RTK), Albin Serbia e ka lënë pa paga. E ju votues, përsëri përkrahne sa më shumë në zgjedhje e ngulnja Kosovës”, shkroi Klinaku.
Theksojmë se Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave për kanosje ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti. Sipas njoftimit të Prokurorisë aktakuza ndaj Faton Klinakut dhe N.S. për veprën penale “Kanosja” është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.