Sot iu dha lamtumira e fundit artistit të madh të muzikës Shaqir Hotit

I është dhënë lamtumira e fundit artistit të njohur Shaqir Hotit.

ShowBiz

11/04/2021 17:16

​Me një ceremoni rasti iu është dhënë lamtumira e fundit kompozitorit dhe mjeshtrit të madh të muzikës, Shaqir Hotit.

Varrimi është bërë në vendlindjen e tij në Rogovë të Hasit, ku edhe u cilësua si njëri nga muzikantët më të mëdhenj të kombit shqiptar. Një biografi për Shaqir Hotin e lexoi kryetari i fshatit Rogovë, Islam Gashi. Ai tha se Shaqiri si arsimtar edukoi brezat e rinj dhe ishte në mesin e pedagogëve më të respektuar.

Sipas tij, vdekja e Shaqirit i ka tronditur pasi kjo vdekje është një humbje për familjen dhe shoqërinë tonë. Gashi: Shaqiri ishte në mesin e muzikantëve më të mëdhenj kombëtar Video “Është momenti i vështirë ta përballoni këtë humbje kaq të madhe dhe prekëse por ju duhet të jetë krenar që e patët një prind, një vëlla, një kojshi kaq të dashur, e një fshatarë tyë mirë, por edhe kombi shqiptar që e humbi një punëtor të madh dhe ë respektuar, të njohur në të gjitha viset shqiptare si muzikantë dhe mjeshtër i muzikës që lirisht numërohet në mesin e muzikantëve më të mëdhej kombëtar”, tha ai.

Ai sqaroi se edhe pse Shaqiri jetonte dhe vepronte në Prishtinë, por që varrimi po iu bëhet në fshain e lindjes, të cilin e ka dashur pa masë. Shaqir Hoti ishte njëri prej kultivuesve më të mëdhenj të repertorit tradicional/folklorik me mbi 180 komponzime – me këngë e valle por edhe me bashkëpunime të ndryshme në projekte për kolona zanore.

Ai ishte nismëtar i zejes së krijimit të instrrumenteve muzikore dhe me duart e tij krijoi mbi 1000 sosh. Njihet në veçanti për kultivimin e okarinës – të parën prej dheu që e krijoi në vitin 2010 për të vazhduar më tej me shumë të tjera formash dhe madhësish të ndryshme.

Ishte shpikës dhe inovator i shumë llojeve të reja të instrumenteve frymore me bazë në instrumentet ekzistuese folklorike të Kosovës./Lajmi.net/

YouTube player