Sot i jepet lamtumira e fundit Ismail Kadaresë

Sot do të bëhet varrimi i shkrimtarit më të madh shqiptar, Ismail Kadare, i cili vdiq të hënën në mëngjes në Tiranë. Homazhet publike dhe ceremonia shtetërore do të organizohen në mjediset e Teatrit të Operas dhe Baletit dhe Ansamblin Popullor nga ora 09:00-11:00 dhe11:30 deri në 13.30. Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, u…

Lajme

03/07/2024 08:08

Sot do të bëhet varrimi i shkrimtarit më të madh shqiptar, Ismail Kadare, i cili vdiq të hënën në mëngjes në Tiranë.

Homazhet publike dhe ceremonia shtetërore do të organizohen në mjediset e Teatrit të Operas dhe Baletit dhe Ansamblin Popullor nga ora 09:00-11:00 dhe11:30 deri në 13.30.

Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, u nda nga jeta mëngjesin e 1 korrikut, në moshën 88-vjeçare, duke lënë pas tij një pasuri të madhe letrare që është përkthyer në 45 gjuhë të botës.

Kadareja është vlerësuar me një sërë çmimesh ndërkombëtare për veprat e tij.

Vitin e kaluar, presidenti francez Emmanuel Macron i dha atij titullin Oficeri i Madh i Legjionit të Nderit gjatë një vizite të presidentit francez në kryeqytetin shqiptar.