Sot i jepet lamtumira e fundit Arbnora Bashës që humbi jetën me shoqen e saj në aksidentin në Ranillug

Kosova dje është tronditur nga vdekja e dy vajzave të reja si pasojë e aksidentit tragjik në aksin rrugor të fshatit Domorovc-Hodonovc, në Ranillug. Arbnora Basha dhe Antiana Thaqi humbën jetën pasi nuk arritën t’iu mbijetojnë lëndimeve të marra nga aksidenti, ndërkaq motra e Arbnorës e cila po ashtu ishte në veturën e aksidentuar, mbeti…

Lajme

15/03/2025 15:32

Kosova dje është tronditur nga vdekja e dy vajzave të reja si pasojë e aksidentit tragjik në aksin rrugor të fshatit Domorovc-Hodonovc, në Ranillug.

Arbnora Basha dhe Antiana Thaqi humbën jetën pasi nuk arritën t’iu mbijetojnë lëndimeve të marra nga aksidenti, ndërkaq motra e Arbnorës e cila po ashtu ishte në veturën e aksidentuar, mbeti e lënduar dhe po trajtohet në spital.

E reja Basha do të varroset sot në 16:00, në varrezat e fshatit Hodonoc, sipas njoftimit që kanë bërë familjarët.

NJOFTIM MORTOR

“Te nderuar miq, shokë e familjar!

Ju njoftojmë se dje me datë 14.03.2025, ka ndërruar jetë, ARBNORA BASHA.

Varrimi i te ndjerës bëhet sot me 15.03 në ora 16:00 në varrezat e Fshatit Hodonoc”.