Sot i jepet lamtumira e fundit 55-vjeçares që u gjet e vdekur dje në Lumbardh

55-vjeçarja Shyhretë Pajaziti Malaj, trupi i pajetë i së cilës u gjet dje në rrjedhën e lumit Lumbardh në Deçan, do të varroset sot në fshatin Gllogjan. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e saj, të cilët njoftuan se ceremonia e varrimit mbahet nga ora 17:00. Ajo ishte raportuar e zhdukur disa ditë më…

Lajme

15/05/2026 08:41

55-vjeçarja Shyhretë Pajaziti Malaj, trupi i pajetë i së cilës u gjet dje në rrjedhën e lumit Lumbardh në Deçan, do të varroset sot në fshatin Gllogjan.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e saj, të cilët njoftuan se ceremonia e varrimit mbahet nga ora 17:00.

Ajo ishte raportuar e zhdukur disa ditë më parë, ndërsa trupi i saj u gjet rreth “7 kilometra e gjysmë nga vendi ku dyshohet se ishte aksidentuar”.