Sot hidhet shorti për nëntë Kombëtare në Evropianin e Hendbollit në Prishtinë

Prej 8 deri më 16 korrik në Prishtinë mbahet një prej Kampionateve Evropiane të grupmoshës U19 në hendboll (vajzat). Në Evropianin e Divizionit B në Prishtinë marrin pjesë nëntë ekipe kombëtare, ka njoftuar EHF-ja. Shorti tërhiqet të martën (sot) në Vjenë, transmeton lajmi.net. Në vazon e parë janë Sllovakia e Austria. Në vazon e dytë…

Sport

28/02/2023 11:38

Prej 8 deri më 16 korrik në Prishtinë mbahet një prej Kampionateve Evropiane të grupmoshës U19 në hendboll (vajzat).

Në Evropianin e Divizionit B në Prishtinë marrin pjesë nëntë ekipe kombëtare, ka njoftuar EHF-ja.

Shorti tërhiqet të martën (sot) në Vjenë, transmeton lajmi.net.

Në vazon e parë janë Sllovakia e Austria. Në vazon e dytë janë Polonia e Italia, ndërsa në të tretën janë Finlanda e Letonia. Kosova e Izraeli janë në vazon e katërt, ndërsa Britania e Madhe në vazon e pestë. Ndërkohë Kombëtarja U17 e Kosovës (vajzat) do të paraqitet në Evropianin që do të mbahet në Ankara të Turqisë prej 5 deri më 13 gusht.

Në atë Evropian do të paraqiten dhjetë ekipe kombëtare: Sllovakia, Austria, Polonia, Italia, Turqia, Finlanda, Letonia, Kosova, Bullgaria e Britania e Madhe.

Aktualisht Kombëtarja U17 po paraqitet në Kampionatin Mesdhetar në Greqi./Lajmi.net/