Sot gjatë ditës pritet të dihet se kur mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës
Sot gjatë ditës pritet të publikohet dekreti për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës. Kështu ka konfirmuar për lajmi.net, Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Vjosa Osmani. “Dekreti për seancën konstituive pritet të publikohet sot gjatë ditës”, tha ai. E me publikimin e datës së seancës hapet rruga drejt krijimit të institucioneve të reja…

Lajme
Sot gjatë ditës pritet të publikohet dekreti për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Kështu ka konfirmuar për lajmi.net, Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Vjosa Osmani.
“Dekreti për seancën konstituive pritet të publikohet sot gjatë ditës”, tha ai.
E me publikimin e datës së seancës hapet rruga drejt krijimit të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Të enjten e kaluar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka certifikuar rezultatet.
Bazuar në këto rezultate, prin Lëvizja Vetëvendosje, duke marrë mbi 390 mijë vota apo 42.30 për qind, dhe do t’i ketë 48 deputet.
E dyta ka dalur Partia Demokratike e Kosovës, me mbi 190 mijë vota apo 20.95 për qind me 24 deputet, e pasur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me mbi 170 mijë vota, 18.27 për qind e në Kuvendin e Kosovës do të përfaqësohet nga 20 deputet.
Në vendin e katërt është koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate, i cili ka marrë mbi 66 mijë vota apo 7.06 për qind dhe në parlament do t’i ketë tetë ulëse. /Lajmi.net/