Sot fillon ngrohja me Termokos në kryeqytet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se nga sot fillon ngrohja me Termokos në ndërtesa në Prishtinë. Rama përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar ekipin për punën e tyre, shkruan lajmi.net. “Nëpërmjet shërbimit të Termokos-it, po ndërtojmë një kryeqytet më të pastër dhe më miqësor për mjedisin. Ky rrjet ngrohjeje mbulon mbi 33…

Lajme

15/10/2024 11:52

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se nga sot fillon ngrohja me Termokos në ndërtesa në Prishtinë.

Rama përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar ekipin për punën e tyre, shkruan lajmi.net.

“Nëpërmjet shërbimit të Termokos-it, po ndërtojmë një kryeqytet më të pastër dhe më miqësor për mjedisin. Ky rrjet ngrohjeje mbulon mbi 33 mijë njësi banesore, me rreth 25 mijë konsumatorë aktivë, që përfaqësojnë më shumë se 130 mijë banorë. Gjithashtu, kemi rreth 1 mijë objekte banesore të kyçura në rrjet, me një sipërfaqe totale prej rreth 2.800.000 m², nga të cilat rreth 2.200.000 m² janë aktualisht aktive”, ka shkruar Rama në Facebook. /Lajmi.net/ 
Postimi i tij i plotë në Facebook: