Sot fillon Kampionati Evropian i Basketbollit, i cili organizohet në Prishtinë

Kampionati Evropian i Basketbollit, Divizioni B, në konkurrencën e femrave, do të fillojë sot, në Prishtinë.

Sport

03/08/2019 10:59

Ky Evropian do të mbahet nga 3 deri më 11 gusht, me ndeshjet që do të zhvillohen në Palestrën ‘1 tetori’ dhe Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, shkruan lajmi.net.

Në këtë kompeticion pritet të marrin pjesë 12 kombëtare, të ndara në katër grupe, me nga tri skuadra.

Kosova si nikoqire do të garojë në të njëjtin grup me Turqinë dhe Rumaninë, ku dy vendet e para kualifikohen në raundin tjetër.

Vashat Dardane do të udhëhiqen nga selektori Fidan Shatri, me të cilin synojnë të shkruajnë historinë e basketbollit të femrave në Kosovë.

Më poshtë mund ta shihni edhe 12-ën që do ta përfaqësojë Kosovën në këto gara.

Besjana Martinaj (C)  

Tringa Ukaj 

Fjolla Ajeti 

Dilleza Dekaj 

Astera Tuhina 

Agnesa Rrahmani 

Mirlinda Daku  

Ervala Shabani  

Yllka Berisha  

Florentina Karavidaj 

Ergita Dema  

Melisa Ibrahimi  

Trajner: Fidan Shatri  

Ndihmëstrajner: Ismet Ferati 

Ndihmëstrajnere: Gentiana Ismaili  /Lajmi.net/