“Sot e mbaj maskën, sepse punoj në ambient toksik”, protestojnë zyrtarët e Ministrisë së Kulturës
Sot para objektit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit kanë protestuat zyrtarët e kësaj Ministrie. Kjo protestë ka ardhur pas një sulmi fizik që ka ndodhur dje mes dy zyrtarëve aty, shkruan lajmi.net. “Sot e mbaj maskën sepse punoj në ambient toksik! E as nuk kam liri për t’u shprehur lirshëm”, “më kanë shkruar…
Lajme
Sot para objektit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit kanë protestuat zyrtarët e kësaj Ministrie.
Kjo protestë ka ardhur pas një sulmi fizik që ka ndodhur dje mes dy zyrtarëve aty, shkruan lajmi.net.
“Sot e mbaj maskën sepse punoj në ambient toksik! E as nuk kam liri për t’u shprehur lirshëm”, “më kanë shkruar në vërejtje sa isha në një zyre tjetër për të kryer punë zyrtare. Nuk jam ankuar nga frika sepse më janë shtuar presionet”, “Sfidat e zakonshme në mes të zyrtarëve” Shuuuj mos fol, se të gjuhen në qafë mandej”, “Më kanë shqetësuar e më janë drejtuar me tone të larta e kërcënuese. Sot ende jam në seanca mjekësore e psikologjike”, “Jam diskriminuar në aspektin gjinor e politik duke e keqpërdorur autoritetin zyrtar. Nuk kam pasur mbrojtje nga askush”, janë disa nga parullat e zyrtarëve të MKRS-së.
Kjo sindikatë protestoi kundër dhunës në institucione, si reagim i sulmit fizik të zëvendëssekretarit të kësaj ministrie, Xheladin Krasniqi, ndaj zyrtarit të MKRS-së, Miftar Latifi si dhe zhvillimeve të fundit aty./Lajmi.net/