Sot deputetët për herë të 35-të tentojnë të zgjedhin kryetarin e Kuvendit
Ngërçi institucional në Kuvendin e Kosovës vazhdon të thellohet. Sot, më 21 qershor, deputetët do të mblidhen sërish në një tjetër përpjekje për konstituimin e legjislaturës së re – për herë të 35-të me radhë. Seanca është thirrur të nisë në ora 10:30, por shpresat për zhbllokim janë të zbehta. Që nga 15 prilli, kur…

Lajme
Ngërçi institucional në Kuvendin e Kosovës vazhdon të thellohet. Sot, më 21 qershor, deputetët do të mblidhen sërish në një tjetër përpjekje për konstituimin e legjislaturës së re – për herë të 35-të me radhë.
Seanca është thirrur të nisë në ora 10:30, por shpresat për zhbllokim janë të zbehta.
Që nga 15 prilli, kur u mbajt seanca e parë pas zgjedhjeve, deputetët kanë dështuar 34 herë të votojnë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Pengesë kryesore tashmë është moskrijimi i Komisionit për votim të fshehtë, pasi partitë opozitare po refuzojnë të propozojnë anëtarët e tyre për këtë komision – një hap procedural i domosdoshëm për të çuar votimin përpara.
Nga ana tjetër, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të insistojë në kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, ndonëse tash e 34 seanca nuk ka arritur t’i sigurojë votat e nevojshme për ta kaluar atë.