Sot bëhet varrimi i Shemsi dhe Ajshe Gashit, viktima të aksidentit tragjik në Llapushnik

Një aksident i rëndë komunikacioni që ndodhi mbrëmjen e së hënës në fshatin Llapushnik të komunës së Drenasit ka marrë jetën e dy personave. Viktimat janë identifikuar si Shemsi Gashi dhe Ajshe Gashi, bashkëshortë nga Llapushniku, transmeton lajmi.net Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerëve do të bëhet sot, e martë, më datë 19 gusht 2025,…

Lajme

19/08/2025 13:19

Një aksident i rëndë komunikacioni që ndodhi mbrëmjen e së hënës në fshatin Llapushnik të komunës së Drenasit ka marrë jetën e dy personave.

Viktimat janë identifikuar si Shemsi Gashi dhe Ajshe Gashi, bashkëshortë nga Llapushniku, transmeton lajmi.net

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerëve do të bëhet sot, e martë, më datë 19 gusht 2025, në ora 19:00, në varrezat e Mëdha në Llapushnik.

Familja ka ftuar të afërm, miq dhe banorë të fshatit që t’u bashkohen në ceremoninë mortore për t’u dhënë lamtumirën e fundit të ndjerëve./lajmi.net/