Sot bëhet varrimi i 33 vjeçarit që humbi jetën në Liqenin e Ujmanit
Sot do të mbahet varrimi i mërgimtarit 35-vjeçarit, Rrahim Latifi, trupi i të cilit u gjet dje në Liqenin e Ujmanit, pas disa ditë kërkimi. Lamtumira e fundit, do t’i jepet sot në varrezat e Shipolit, me ikindi, në orën 16:44. I ndjeri jetonte si mërgimtar në Suedi dhe ishte kthyer për pushime në Kosovë.…

Lajme
Sot do të mbahet varrimi i mërgimtarit 35-vjeçarit, Rrahim Latifi, trupi i të cilit u gjet dje në Liqenin e Ujmanit, pas disa ditë kërkimi.
Lamtumira e fundit, do t’i jepet sot në varrezat e Shipolit, me ikindi, në orën 16:44.
I ndjeri jetonte si mërgimtar në Suedi dhe ishte kthyer për pushime në Kosovë.
Trupi i Latifit u gjet pas një operacioni të përbashkët kërkimor nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), Policia e Kosovës, ekipet e kërkim-shpëtimit dhe KFOR-i, të cilët punuan pa u ndalur për gjetjen e tij.
Përndryshe, Latifi ishte hedhur nga ura në Ujman.