Sot bëhen 11 vite nga ndeshja më skandaloze në Ligën e Kampionëve

Sot bëhen plotë 11 vite nga skandali më i madh në Ligën e Kampionëve, me protagonistin kryesor gjyqtarin Tom Henning Ovrebo.

Sport

06/05/2020 10:10

Luhej Chelsea – Barcelona në ‘Stamford Bridge’, me ndeshjen e parë gjysmëfinale që përfundoi pa gola.

Blutë kaluan në epërsi qysh në fillimin e ndeshjes, por Iniesta me një gol tre minuta para fundit çoi Barcën në finale, aty ku mposhti Manchester United, transmeton lajmi.net.

Por ndeshja pati shumë tensione, sidomos me vendimet kontraverse të gjyqtarit norvegjez Ovrebo.

Ky i fundit i mohoi katër penallti të pastërta vendasve [të dokumentuara me video], çka i kushtuan me eliminim nga Liga e Kampionëve.

Pas ndeshjes, shumë teori konspiracionesh u plasuan në internet.

Disa e quanin skenar të UEFA-së për të mos lejuar që dy vite radhazi të luhej finalja e njëjtë [pasi në sezonin paraprak, United mposhti pas penalltive Chelsean në Moskë], ndërsa disa thonin që ishte e qëllimshme nga Ovrebo.

UEFA më pas suspendoi gjyqtarin, por gjithsesi kjo ndeshje cilësohet si nga më të turpshmet dhe skandalozet në futboll. /Lajmi.net/