Sorensen për vizitën në Kosovë: Diskutuam për hapat e mëtejshëm për dialogun – Angazhimi i vazhdueshëm thelbësor për të ardhmen në BE

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen ka qëndruar dje në Kosovë. Ai është shprehur i lumtur për vizitën e tij në Kosovë, shkruan lajmi.net. “Pata takime të vlefshme dhe diskutime të hapura mbi hapat e mëtejshëm në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për të siguruar që viti 2026 të sjellë rezultate të…

Lajme

15/01/2026 14:47

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen ka qëndruar dje në Kosovë.

Ai është shprehur i lumtur për vizitën e tij në Kosovë, shkruan lajmi.net.

“Pata takime të vlefshme dhe diskutime të hapura mbi hapat e mëtejshëm në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për të siguruar që viti 2026 të sjellë rezultate të prekshme për popullin e Kosovës. Angazhimi i vazhdueshëm mbetet thelbësor për përparimin në të ardhmen e Kosovës në BE”, ka shkruar Sorensen në “X”.

Ai dje është takuar me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin, Presidenten e Kosovës Vjosa Osmanin, dhe krerët e partive politike në vend, Bedri Hamzën nga PDK, Lumir Abdixhikun e LDK-së dhe Ramush Haradinajn e AAK-së. /Lajmi.net/

Postimi i plotë në “X”: