Sorensen pas vizitës në Kosovë dhe Serbi, i vjen mirë që pa “përkushtim për normalizim dhe pajtim”
I dërguari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka bërë të ditur se ka shoqëruar Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, gjatë vizitës së tij në Kosovë dhe Serbi. Sorensen tha se ishte kënaqësi të ishte pjesë e kësaj vizite, duke theksuar rëndësinë e angazhimit për normalizimin e marrëdhënieve, pajtimin, fqinjësinë e…
Lajme
I dërguari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka bërë të ditur se ka shoqëruar Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, gjatë vizitës së tij në Kosovë dhe Serbi.
Sorensen tha se ishte kënaqësi të ishte pjesë e kësaj vizite, duke theksuar rëndësinë e angazhimit për normalizimin e marrëdhënieve, pajtimin, fqinjësinë e mirë dhe perspektivën evropiane për qytetarët e Ballkanit Perëndimor.
“Ka qenë kënaqësi ta shoqëroj Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, në vizitën e tij në Kosovë dhe Serbi. Është mirë të shohësh përkushtim për normalizimin, pajtimin, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe një të ardhme evropiane për të gjithë qytetarët në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ai në X.Bashkë me njoftimin, Sorensen publikoi edhe disa fotografi nga takimet e zhvilluara gjatë vizitës së Costas në Kosovë e Serbi.
A pleasure to accompany @eucopresident Costa on his visit to Kosovo and Serbia. Good to see commitment to normalisation, reconciliation, good neighborly relations and a 🇪🇺 future for all citizens in the Western Balkans. pic.twitter.com/zsYAUVGkW7
— EUSR for Belgrade-Pristina Dialogue (@EUSR_Dialogue) June 4, 2026