Sorensen optimist për rrjedhën e dialogut këtë vit: Do të sigurohemi që dy palët do të ulen të bisedojnë, takimi do të ndodh në kohën e duhur
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen po qëndron sot në Prishtinë, ku edhe ka takuar kryeministrin ën detyrë të Kosovës, Albin Kurtin dhe Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin. Pas këtyre takime, ai para mediave është shprehur i lumtur që ndodhet në Kosovë, ndërsa ka uruar për Vitin e Ri, si dhe i ka…
Lajme
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen po qëndron sot në Prishtinë, ku edhe ka takuar kryeministrin ën detyrë të Kosovës, Albin Kurtin dhe Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.
Pas këtyre takime, ai para mediave është shprehur i lumtur që ndodhet në Kosovë, ndërsa ka uruar për Vitin e Ri, si dhe i ka përgëzuar për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ai ka thënë se në vitin 2026, do të punojnë për dialogun Kosovë-Serbi.
“Kam shpresë të madhe, sigurisht, personalisht, që 2026 na sjell atë që 2025 nuk e solli. Dhe prandaj po e nis vitin e punës me një udhëtim pune këtu dhe pastaj në Beograd më vonë këtë javë”, ka thënë Sorensen.
Në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, Sorensen ka thënë që do të bëjmë atë që i është kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare në lehtësimin e dalogut, për t’u siguruar që të dy palët do të ulen dhe bisedojnë.
“Ajo që do të bëjmë është ajo që na është kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare në lehtësimin e dialogut — të sigurojmë që të dyja palët të ulen dhe të bisedojnë. Pra do të duhet të gjejmë një mënyrë që kjo të ndodhë. Përfaqësuesja e Lartë vizitoi Beogradin dhe Prishtinën vitin e kaluar. Ka angazhime që do të ketë një takim kur koha të jetë e duhur. Ajo do ta thërrasë takimin. Njerëzit do të vijnë dhe do të shohim. Por do të duhet të shohim”, ka shtuar Sorensen. /Lajmi.net/