Sorensen flet për vizitën në Beograd, thekson rëndësinë e normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi
Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen ka folur për vizitën e djeshme në Serbi. Në një postim në llogarinë e tij në “X”, Sorensen theksoi se i ka dërguar me kujdes bashkëbiseduesit në Beograd. ““Pas vizitës sime në Prishtinë në fillim të gushtit, sot isha në Beograd për bisedime përgatitore përpara takimeve të ardhshme…

Lajme
Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen ka folur për vizitën e djeshme në Serbi.
Në një postim në llogarinë e tij në “X”, Sorensen theksoi se i ka dërguar me kujdes bashkëbiseduesit në Beograd.
““Pas vizitës sime në Prishtinë në fillim të gushtit, sot isha në Beograd për bisedime përgatitore përpara takimeve të ardhshme të Dialogut. I dëgjova me kujdes bashkëbiseduesit e mi dhe theksova rëndësinë e normalizimit për hir të njerëzve në terren”, shkroi Sorensen në shkrimin e mbrëmshëm në këtë platformë”.
Në Serbi, ai është takuar me presidentin e këtij vendi, Aleksandar Vuçiq dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë./Lajmi.net/