Sorensen flet pas takimit me Kurtin: Dialogu është për kompromise, do të shkojë edhe në Beograd dhe do të vlerësoj se ku jemi
Peter Sorensen, i Dërguari i Special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, tha se me kryeministrin Albin Kurti, ka folur për mënyrën se si do mund të vazhdojë procesi i dialogut. Sorensen pas këtij takimi u shpreh se ky është një fillim i mirë për të vazhduar procesin, transmeton lajmi.net. Ai shtoi se do ta…

Lajme
Peter Sorensen, i Dërguari i Special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi,
tha se me kryeministrin Albin Kurti, ka folur për mënyrën se si do mund të vazhdojë procesi i dialogut.
Sorensen pas këtij takimi u shpreh se ky është një fillim i mirë për të vazhduar procesin, transmeton lajmi.net.
Ai shtoi se do ta vizitojë edhe Beogradin dhe do të vlerësoj situatën.
Sorensen tha se zgjodhi të vijë në Kosovë sa më shpejt, ndërsa i pyetur edhe lidhur me mbylljen e institucioneve paralele të Serbisë në Kosovë, tha se duhet punuar “për t’u siguruar që njerëzit t’i marrin shërbimet në mënyrën më të mirë të mundshme”. “Dhe këtë do të përpiqemi ta bëjmë”, shtoi ai.
Diplomati danez potencoi se dialogu është për kompromise dhe se u takon palëve ta përcaktojnë atë.