Sony zbulon ‘Letrën Dixhitale’

Sony tregon se ‘Letra Dixhitale’ ka një ekran 13.3 inç, që përdorë e-ngjyrën teknologjike që mundëson të shkruhen tekste në grafikë, tabletë kjo e cila u zbulua në American Bar Association Techshow në Çikago. E-ngjyra shfaqet në ekran të tabletës përmes ekranit LCD, teknologji e përdorur nga Apple në iPad dhe Google në Nexus, por…

Auto & Tek

31/03/2014 16:02

Sony tregon se ‘Letra Dixhitale’ ka një ekran 13.3 inç, që përdorë e-ngjyrën teknologjike që mundëson të shkruhen tekste në grafikë, tabletë kjo e cila u zbulua në American Bar Association Techshow në Çikago.

E-ngjyra shfaqet në ekran të tabletës përmes ekranit LCD, teknologji e përdorur nga Apple në iPad dhe Google në Nexus, por ka ende kërkesa për të zbuluar teknologji alternative të ekranit.

Amazon bleu Lqiuavista-në vitin e kaluar për të avancuar paisjen e saj elektronike Kindle, e Qualcomm ka qenë duke punuar në teknologjinë e tij Mirasol.

Këto teknologji alternative të ekranit kanë tendencë të jenë më të lira për t’u prodhuar, me më shumë energji efikase dhe më shumë të lexueshme në rrezet e diellit.

Sidoqoftë, ato nuk janë aq të mirë për lojëra.

Sony e sheh Letrën Dixhitale si një mënyrë për të tërhequr klientët e biznesit të cilët punojnë intensivisht me letra, por që duan të shkojnë drejt një teknike dhe një procesi online.

Bob Nell, drejtor i letrave dixhitale në Sony Electronics, përshkruan Letrën Dixhitale si “një zëvendësim i vërtetë për sasitë e mëdha të letrës, që vazhdojnë të shkaktojnë rrëmujë në zyra dhe institucione”, duke vënë në dukje se është i lehtë për tu përdorur dhe për tu lexuar, njëkohësisht edhe për ti rregulluar kontratat dhe dokumentet e tjera.

Lehtësia e përdorimit të tabletës vjen nga fakti se ekrani mund të përdoret për të shkruar në të, njëjtë si shkruani në një fletore me laps.