Sony Xperia Z1, ky super telefon

Sony në konferencën e teknologjisë IFA në Berlin ka prezantuar modelin e fundit të telefonit të mençur i cili hyn në familjen Xperia, ky është Sony Xperia Z1 i cili u prezentua nga bosi i kompanisë Sony, Kazuo Hirai. Sony është duke e pozicionuar Sony Xperia Z1 kundër HTC One, Samsung Galaxy S4 dhe Nokia…

Auto & Tek

08/09/2013 10:17

Sony në konferencën e teknologjisë IFA në Berlin ka prezantuar modelin e fundit të telefonit të mençur i cili hyn në familjen Xperia, ky është Sony Xperia Z1 i cili u prezentua nga bosi i kompanisë Sony, Kazuo Hirai.

Sony është duke e pozicionuar Sony Xperia Z1 kundër HTC One, Samsung Galaxy S4 dhe Nokia Lumia 1020, por pyetja është se a mund t’i bëjë ballë këtyre modeleve?

Vetëm koha do të tregojë se si do t’ia kalojë!

Sony Xperia Z1 ka një ekran prej 5 inchave full HD, punon me sistemin Android 4.2 Jeally Bean,  i reziston ujit dhe pluhurit, ka një kamerë prej 20.7 megapixel, videot gjirohen në full HD, Memoria 16-64GB, procesorin e ka quad core 2.2GHz, RAM 2GB dhe një bateri prej 3000 mAh apo deri në 830 minuta për të folur.

Sony Experia Z1 ka në dispozicion vend të palimituar për t’i transferuar të gjitha fotot apo dokumentet në shërbimin cloud-PlayMemory Online.

PlayMemory Online aktualisht është në dispozicion në Francë, Britani të Madhe, Gjermani, SHBA, Kanada dhe Japoni, por Hirai thotë që planet janë që ky shërbim të jetë në dispozicion edhe në vende të tjera të botës në të ardhmen e afërt.

Pritet që gjatë këtij muaji të fillojë shitja e këtij telefoni në Europe me një çmim prej 800 dollarë.