Sony vs Samsung

Në Berlin është prezantuar ora e mençur Sony Smartwach 2, kurse me 4 shtator është prezantuar ora e mençur nga Samsung. SmartWatch 2 nuk është e lirë dhe kushton hiç më pak se  199€. Ka një ekran prej 1.6 Inchave është kompatibil me shumicën e telefonave me sistem Android, ka bluetooth, bateria e mban 3-4…

Auto & Tek

06/09/2013 14:12

Në Berlin është prezantuar ora e mençur Sony Smartwach 2, kurse me 4 shtator është prezantuar ora e mençur nga Samsung.

SmartWatch 2 nuk është e lirë dhe kushton hiç më pak se  199€. Ka një ekran prej 1.6 Inchave është kompatibil me shumicën e telefonave me sistem Android, ka bluetooth, bateria e mban 3-4 ditë.

Në anën tjetër, Samsung ka deklaruar që nga 25 shtatori do të jetë në dispozicion për konsumatorë ora e mençur Samsung Galaxy Gear, çmimi do të jetë rreth 299$, do të ketë ekran prej 1.63 inchave, 4GB memorie, kamerë me 1.9 Mega Pixel, bateria do të zgjasë përafërsisht një ditë.

Samsung edhe pse më i shtrenjtë se Sony, ka një mori paisjesh më shumë, por Sony pretendon që ora e tyre do të jetë në gjendje të përballojë zhytjen në ujë deri në 5 metra për 30 minuta dhe vjen me një paketë softuerësh te cilët janë shumë të shfrytëzueshëm. Kurse në Samsung deklarojnë se paisja ka mundësi të incizojë me kualitet 720p, do të ketë autoparlant dhe mikrofon.

Mund të themi se këto dy paisje janë duke e shtuar presionin në Apple. Të gjithë janë në pritje të modelit shumë të përfolur iWatch nga Apple, i cili nuk dihet se çfarë performanca do të ketë dhe kur do të jetë në dispozicion për shfrytëzuesit. Informatat që dihen është se Apple ka dhënë dritën e gjelbër për të nisur prodhimin e kësaj ore.

Deri atëherë shikojini videot per smartwatch nga Sony dhe Samsung, natyrisht vendosni preferencën tuaj në komentet më poshtë!