Sony sjell telefonin Xperia Z1 Compact

Sigurisht, smartphone më i ‘rëndësishëm’ i prezantimeve në edicionin e fundit të CES ishte Sony Xperia Z1 Compact, i cili mendohet se do ta thyejë trendin e telefonave mobilë Android të gamave të larta. Sony është munduar ta sjell një telefon me ekran më të madh se iPhone. Kështu, Xperia Z1 Compact është smartphone Android…

Auto & Tek

15/01/2014 07:00

Sigurisht, smartphone më i ‘rëndësishëm’ i prezantimeve në edicionin e fundit të CES ishte Sony Xperia Z1 Compact, i cili mendohet se do ta thyejë trendin e telefonave mobilë Android të gamave të larta.

Sony është munduar ta sjell një telefon me ekran më të madh se iPhone. Kështu, Xperia Z1 Compact është smartphone Android me 4,3 inç, por me një ‘hardware’ shumë të ngjashëm me ‘vëllanë e tij të madhe’ (në madhësi), Xperia Z1.

Xperia Z1 Compact e ka një ekran IPS me teknologjinë Triluminos të Sonyt dhe një rezolucion 1.280 x 720, me një dendësi të pikselëve prej 342 sosh.

Për më tepër, edhe pse është shumë më i lehtë sesa modeli prej 5 inç (135 gramë kundrejt 170 të Xperia Z1), është disi më i trashë (9,5 mm).

Në brendësinë e tij ka një procesor Snapdragon me katër bërthama prej 2,3 GHZ, me 2 GB RAM dhe një kamerë prej 20 MP, me një model madhor.

Dhe, siç ndodh edhe me Xperia të tjerë, ai është rezistues ndaj ujit. Çmimi fillestar i këtij lloj telefoni do të jetë 549 euro, ndërsa do të jenë në dispozicion ngjyra e bardhë, e zezë, e gjelbër dhe rozë.