Sony prezanton televizorin e ri

Sony e ka prezantuar në CES një gamë të re të televizorëve për vitin 2014, në të cilat nuk ka kthesa (lakime) apo të tregohet fleksibil, por panelet e reja 4K me kontrast më të madh dhe me një dizajn që mundëson sistemimin më të mirë të mundshëm të zërimit. Përveç kësaj, gama e re…

Auto & Tek

11/01/2014 12:50

Sony e ka prezantuar në CES një gamë të re të televizorëve për vitin 2014, në të cilat nuk ka kthesa (lakime) apo të tregohet fleksibil, por panelet e reja 4K me kontrast më të madh dhe me një dizajn që mundëson sistemimin më të mirë të mundshëm të zërimit.

Përveç kësaj, gama e re e televizorëve Bravia të Sony do të jetë e në përputhje me platformën e lojërave të PlayStation Noë, që mundëson t’i gëzoni dhe shijoni lojërat e ‘live’ të PlayStation përmes një lidhjeje, pa pasur nevojë ta blini një PS4.

Televizorët e rinj të Sony inkorporojnë një dizajn të serisë X9 me rezolucion 4K, që do të jenë në dispozicion me madhësinë nga 55 deri në 79 inç.

Ky televizon përmban teknologjinë Triluminos të Sony me një sistem të ri dhe të përmirësuar. Sipas këij prodhuesi, ky televizor ofron kontrast më të mirë.

Përpos modeleve të reja 4K, Sony ka njoftuar për një varg të gamës së re të televizorëve me rezolucion Full HD, sigurisht të lidhur me internet, të cilët mund të kenë qasje në YouTube apo në aplikacionet si Twitter, apo të flisni me video përmes Skype.