Sony jep një lajm të hidhur për PlayStation 5
Sony ka konfirmuar se PlayStation 5 nuk do të mbështesë lojërat e PS4, PS3, PS2 ose të gjeneratës së parë, përkundër se është spekuluar se do ndodh një gjë e tillë.
Auto & Tek
Entuziastët e lojërave në të gjithë globin ishin zhgënjyer nga deklarimi i firmës teknologjike, shkruajnë Daily Star, transmeton lajmi.net.
Drejtori ekzekutiv i PlayStation, Jim Ryan konfirmoi vendimin për t’iu mohuar fansave gëzimin e plotë të luajtjes së lojërave të vjetra së bashku me lojërat e reja në pjesën e re të serisë PlayStation.
“Fatkeqësisht, nuk mund të arrinim zbatimin e përputhshmërisë së lojërave të konzolave më të vjetra me PS5”, deklaroi ai.
PlayStation 5 mësohet se do të del në shitje në fund të këtij viti. /Lajmi.net/