Sonte në Teatrin Kombëtar të Kosovës, shfaqet premiera “Pasaporta”

Shfaqja nga Shqipëria ‘Pasaporta’ me tekst nga Enver Petrovci do të jepet në ora 19:30, Teatrin Kombëtar të Kosovës.

ShowBiz

12/06/2021 16:28

Regjinë e shfaqjes e ka bërë Kesina Lami ndërsa asistente regjisore është Orestia Nano.

Aktorët e kësaj shfaqje janë Enkelejda Fishekaj, Kejdi Gishto dhe Irina Bashllari vjen me violin. Një histori dashurie e nisur nga rrethana të çuditshme.

Një vajzë e keqmësuar nga jeta e dashuruar me një djalë në moshën e saj dhe me një mik afarist i cili ishte mbështetës financiar për të. Papritur në shtëpinë e saj shfaqet një inspektor.

Një djalë i cili i ndryshon rrjedhën e jetës së Ritës ku frika, leksionet për jetën dhe dashurinë, xhelozia dhe pasioni ndërthuren me njëra tjetrën.