​Sonte ndërron ora

Natën mes të shtunës 25 tetor dhe të dielës 26 tetor 2025, në orën 03:00, akrepat e orës do të kthehen një orë pas, në mënyrë që të fillojë ora dimërore Ndryshimi i orës u prezantua për herë të parë në Evropë për të kursyer energji gjatë Luftës së Parë Botërore. Ideja u ringjall më…

Fun

25/10/2025 17:04

Natën mes të shtunës 25 tetor dhe të dielës 26 tetor 2025, në orën 03:00, akrepat e orës do të kthehen një orë pas, në mënyrë që të fillojë ora dimërore

Ndryshimi i orës u prezantua për herë të parë në Evropë për të kursyer energji gjatë Luftës së Parë Botërore.

Ideja u ringjall më vonë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe përsëri në vitet 1970 gjatë krizës së naftës, raporton KosovaPress.

Regjimi aktual i ndryshimit të orës rregullohet nga një direktivë e BE-së nga viti 2000, e cila parashikon që çdo vit orët të zhvendosen përkatësisht përpara dhe prapa me një orë të dielën e fundit të marsit dhe të dielën e fundit të tetorit, duke shënuar fillimin dhe mbarimin e kohës së kursimit gjatë verës.

Ora standarde do të ndryshojë përsëri më 29 mars 2026, për regjimin e verës.