Sonte “Nata e Zjarreve” në Prekaz

Sot do të përfundojë  manifestimi gjithëpopullor i Epopesë së UÇK-së.

Lajme

07/03/2019 09:07

Aktivitete të shumta janë shënuar më 5 dhe 6 mars në 21 vjetorin e rënies heroike të komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij, raporton lajmi.net.

Në ditën e tretë të Epopesë, duke filluar nga ora 17:45, fillon ndezja e flakadanëve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Pas ndezjes së flakadanëve, vazhdon manifestimi “Nata e Zjarreve” me program kulturo-artistik në Sheshin “Adem Jashari” në Skënderaj. /Lajmi.net/