Solskjaer paralajmëron Realin për Pogban

Ole Gunnar Solskjaer ka folur në lidhje me të ardhmen e Paul Pogba në Manchester United.

Sport

22/09/2019 18:43

Pogba ka qenë objektiv i njohur për Real Madrid dhe Florentino Perez në veçanti dhe lojtari deklaroi se ai do të donte një sfidë të re më herët gjatë verës.

“Unë nuk e dëgjoj presidentin e Real Madridit”, i tha Solskjaer Sky Sports, transmeton lajmi.net.

“Por Paul po punon shumë këtu dhe ai është plotësisht i përkushtuar ndaj Manchester United”.

“Ne kemi parë që ndërsa ai është lënduar. Ai ka qenë duke punuar si i çmendur për t’u përshtatur sepse dëshiron të luajë për ne dhe ai dëshiron të ndihmojë shokët e tij të skuadrës”, deklaroi norvegjezi. /Lajmi.net/