Solskjaer akuzon Chelsean për ndikim tek gjyqtarët

Menaxheri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka folur për një postim të Chelseat në uebfaqen e tyre zyrtare.

Sport

01/03/2021 09:12

Ole Gunnar Solskjaer nuk ishte i kënaqur me një postim nga skuadra e Chelseat të cilën e publikuan në uebfaqen e tyre ku shihej një ndërhyrje e Harry Meguire në anëtarin e Newcastle, Jamaal Lascelles që nuk u ndëshkua, transmeton lajmi.net.

Dhe Solskjaer vlerësoi se një artikull i tillë do të bënte presion ndaj gjyqtarëve për të dhënë penallti kundër “Red Devils”.

“Nuk dua të shkaktoj polemikë, por nuk është e drejtë”, tha ai.

“Janë të gjitha këto ndikime të jashtme, madje edhe biseda për sistemin VAR para ndeshjes me rastin e  Harry Meguire. Është për të ardhur keq që ata e vendosën atë në faqen e internetit të tyre. Kjo po ndikon në gjyqtarët”, shtoi ai.

“Ju mund të ktheheni dhe të shikoni në faqen e tyre të internetit. Ajo që ata po thonë për Harry Maguire u bën presion gjyqtarëve për të dhënë penallti kundër nesh”, tha Solskjaer.

“Ka pasur shumë biseda në lidhje me marrjen e vendimeve edhe në favor tonin dhe unë nuk e kontestoj këtë, por ne sot duhet të kishim një penallti. Kjo është e qartë”, përfundoi Ole Gunnar Solskjaer./Lajmi.net/