Soldado te Villarreal

Roberto Soldado më në fund do të largohet nga skuadra angleze, Tottenham Hotspur.

Sport

13/08/2015 11:20

Sulmuesi spanjoll do të rikthehet në La Liga, por kësaj rradhe te skuadra e Villarreal.

Soldado ishte transferuar te Spurs nga Valencia, por doli të jetë transferim i dështuar pasi ai asnjëherë nuk arriti të tregoj kualitetet e tij si në La Liga.

Tottenhami si zëvendësimin e tij ka siguruar shërbimet e Clinton Njie nga Lyon që pritet të zyrtarizohet mbrenda kësaj jave.