Sokoli: Kosova fitoi respekt dhe vëmendje pavarësisht eliminimit nga Botërori

Deputeti i Lëvizja Vetëvendosje, Bylbyl Sokoli, ka folur në seancën plenare të Kuvendi i Kosovës lidhur me paraqitjen e Kombëtares së Kosovës në kualifikimet për Kupën e Botës. Ai theksoi se, megjithëse “Dardanët” nuk arritën kualifikimin, performanca e tyre solli respekt dhe vëmendje ndërkombëtare për vendin, raporton lajmi.net “Për herë të parë po dal në…

Lajme

02/04/2026 12:43

Deputeti i Lëvizja Vetëvendosje, Bylbyl Sokoli, ka folur në seancën plenare të Kuvendi i Kosovës lidhur me paraqitjen e Kombëtares së Kosovës në kualifikimet për Kupën e Botës.

Ai theksoi se, megjithëse “Dardanët” nuk arritën kualifikimin, performanca e tyre solli respekt dhe vëmendje ndërkombëtare për vendin, raporton lajmi.net

“Për herë të parë po dal në këtë foltore, dhe është një nder i veçantë për mua që sot të flas për një arritje të rëndësishme të sportistëve tanë. Gjatë kualifikimeve për Kampionatin Botëror, që do të mbahet në ShBA, Kanada dhe Meksikë, futbollistët tanë përfaqësuan me dinjitet dhe krenari shtetin tonë”.

Sokoli vlerësoi përkushtimin dhe angazhimin e futbollistëve, duke theksuar se kjo paraqitje shkon përtej rezultatit sportiv.

“Ata treguan përkushtim, sakrificë dhe shpirt garues, duke bërë që emri i Kosovës të dëgjohet dhe të respektohet në arenën ndërkombëtare. Kjo paraqitje nuk ishte vetëm në garë sportive, por edhe një mesazh i fortë që Kosova ka talent, ka vullnet dhe ka potencial për të arritur më shumë”, tha deputetit.

Ai gjithashtu shprehu mirënjohje për të gjithë ata që kontribuuan në këtë rrugëtim, duke përfshirë lojtarët dhe stafin.

“Sot më shumë se kurrë, sportistët i kanë rrugët e hapura. Me këtë rast dua t’i falënderoj futbollistët, stafin dhe të gjithë ata që kontribuuan në këtë rrugëtim. Ju faleminderit që na bëtë krenarë dhe përfaqësuat vendin tonë me nderë”, tha ai.

Në fund, ai theksoi nevojën për investime në sport, duke kërkuar përmirësim të infrastrukturës, kushte më të mira për zhvillim dhe një bazë ligjore më funksionale që mbështet sportistët në Kosovë./Lajmi.net/