Sokol Havolli e demanton Shpend Ahmetin, i thotë se po mashtron publikisht

Sokol Havolli i LDK-së, përmes një statusi në Facebook ka thënë se Shpend Ahmeti “po mashtron live në televizion”.

Lajme

09/11/2017 23:02

Havolli ka publikuar dy fotografi në Facebook, ku shihet një i punësuar në ndërmarrjen banesore, ku Ahmeti mohon se e njeh. Por Havolli ia ka publikuar një fotografi Ahmetit ku shihet me personin që në Klan Kosova tha se nuk e njeh.

“Shpendi e boni prapë, live, para krejt Kosovës, atë që e din ma së miri: mashtrimin. Tha jo, nuk e njoh këtë tipin e ndërmarrjes publike banesore. A knej full of love. Ma bre se s’po te ka hije ashiqare me mashtru. (Foto 1 ku nuk e njeh ate mrapa, foto 2 duke u perkedhelur te buzeqeshur)”, ka shkruar Havolli në Facebook./Lajmi.net/