Sokol Haliti me fotografi nga qendra e votimit: Çdo votë është zëri ynë për të ardhmen që duam, dilni edhe ju

Kryetari aktual i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i cili garon edhe për një mandat në balotazh me Arsim Ademin e VV-së, ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin për të votuar. Ai ka publikuar fotografi të tij derisa po votonte, shkruan lajmi.net. “Në mëngjesin e sotëm, të qetë e plot shpresë, bashkë me familjen…

Lajme

09/11/2025 16:08

Kryetari aktual i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i cili garon edhe për një mandat në balotazh me Arsim Ademin e VV-së, ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin për të votuar.

Ai ka publikuar fotografi të tij derisa po votonte, shkruan lajmi.net.

“Në mëngjesin e sotëm, të qetë e plot shpresë, bashkë me familjen tonë e përfunduam detyrën tonë qytetare me besim e përkushtim. Çdo votë është zëri ynë për të ardhmen që duam. Dilni dhe ju, votoni me zemër, sepse e ardhmja ndërtohet nga secili prej nesh!”, ka shkruar Haliti në Facebook. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë: