Sokol Dobruna dhe Halil Çadraku në Hagë, dëshmitarë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Ish-kryetari i gjykatës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sokol Dobruna ka udhëtuar drejt Hagës. Dobruna udhëtoi për në Hagë për shkak se është ftuar si dëshmitar nga Gjykata Speciale. Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga avokati, Arianit Koci. “Po e konfirmoj. Është ftuar. Edhe unë jam në Hagë”,deklaroi shkurt Koci. Sokol Dobruna është emër i…
Lajme
Ish-kryetari i gjykatës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sokol Dobruna ka udhëtuar drejt Hagës.
Dobruna udhëtoi për në Hagë për shkak se është ftuar si dëshmitar nga Gjykata Speciale.
Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga avokati, Arianit Koci.
“Po e konfirmoj. Është ftuar. Edhe unë jam në Hagë”,deklaroi shkurt Koci.
Sokol Dobruna është emër i njohur për gjyqësinë në Hagë pasi që i njëjti ishte intervistuar nga Zyra e Prokurroti të Specializuar të paktën dy herë, në dhjetor të vitit 2018 si dhe në gusht të vitit 2024.
Përpos kësaj, Sokol Dubruna pati deklaruar hapur se ka urdhëruar dënimin e Blerim Kuçit, kinse për dezertim gjatë luftës, pro se urdhri i tij nuk është zbatuar asnjëherë.
Në Hagë thuhet të ketë udhëtuar edhe ish-ushtari Halil Çadraku. Çadraku madje e konfirmoi vetë këtë, përmes një postimi në Facebook.
Çadraku është përmendur disa here në Hagë, si përgjegjës për sektorin e Zbulim-Kundërzbulimit në zonën e Pashtrikut.
Në kuadër të Dhomave të Specializuara është duke vazhduar gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaci, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.
Ndërsa në lidhje me Dobrunën dhe Çadrakun nga Gjykata Speciale nuk ka pasur ndonjë njoftim apo deklarim të hapur./Lajmi.net/