Sofia Vergara ndahet nga i fejuari, shpjegon arsyen

Aktorja Sofia Vergara ka lajmëruar se ajo dhe i fejuari i saj kanë vendosur të ndahen pas dy vitesh fejesë.

ShowBiz

25/05/2014 01:12

Edhe një çift tjetër hollywood-ian është ndarë. Bëhet fjalë për aktoren e serialit ‘Modern Family’, Sofia Vergara dhe i fejuari i saj Nick Loeb.

Dyhsja kanë vndour të ndahen pasi sipas Siias, nuk po hecte më për shkak të angazhimeve të shumta të të dyve dhe më nuk po kalonin mirë bashkë.

Sofia dhe Nick janë fejuar në korrik të vitit 2012 dhe janë paraqitur bashkë në shumë evente dhe tapete të kuq, ku Sofia gjithmonë shkëlqen.

Por, është vetë aktorja dhe modelja ajo e cila ka lamëruar në profilin e saj në WhoSay për ndarjen e tyre, duke shkruar: ‘Nuk është se duhet t’i interesojë ndokujt, por në mënyrë që mos t’i jap mediave rastin të trillojnë gjëra të çmendura dhe të bëjnë dramë, preferoj t’i tregoj fansave se Niku dhe unë kemi vendosur të ndahemi.”

“ Ne kemi pasur disa probleme duke u munduar të rregullojmë se si ta kalojmë kohën së bashku dhe për shkak të punës sime dhe tani të tijën, është bërë keq e më keq, nuk ka pasur argëtim më. Ne ende jemi shumë të afërt por besojmë se ndarja është gjëja më e mirë për të bërë tani”, ka përfunduar Vergara deklaratën.